Bota

Bastisja në Leposaviç, reagon Sveçla: Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim!

Sveçla në lidhje me bastisjen u shpreh se kjo është dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit. Sveçla më tej në reagimin e tij në "Facebook" shkruan se të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen.

1 Qershor 2024, 10:41 Nga N.F
Bastisja në Leposaviç, reagon Sveçla: Të gjitha
Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas bastisjes së mbrëmshme në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviçit. Gjatë bastisjes policia e Kosovës gjeti dhjetëra uniforma të policisë serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës.

Sveçla në lidhje me bastisjen u shpreh se kjo është dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit. Sveçla më tej në reagimin e tij në "Facebook" shkruan se të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen.

“Falë vigjilencës dhe punës së pakursyer të të gjitha institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës kjo tentativë e Serbisë për destabilizim të vendit suksesshëm po parandalohet dhe luftohet. Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”, ka shkruar Sveçla.

kosove svecla bastisje

Sondazh

Poll