Bota

Kurti takohet me Erdogan në Turqi, flasin për sigurinë në rajon, mbrojtjen dhe ekonominë

Kurti ka bërë të ditur se të hënën më 3 qershor do të mbahet edhe forumi i bizneseve turke dhe kosovare, që do të jetë një shans për të thelluar lidhjet dhe për të rritur investimet. 

31 Maj 2024, 16:33 Nga E. D
Kurti takohet me Erdogan në Turqi,  flasin për sigurinë në
Albin Kurti dhe Rexhep Tayyip Erdogan

TURQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, në pallatin e tij ne Ankara.  Gjithashtu pas takimit me presidentin turk Kurti ka shkruar në "X" se biseda e tyre është përqëndruar tek ekonomia dhe mbrojtja e vendit. 

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se me presidentin turk kanë folur për raportet mes dy shteteve dhe për mundësitë e reja sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

Kurti ka bërë të ditur se të hënën më 3 qershor do të mbahet edhe forumi i bizneseve turke dhe kosovare, që do të jetë një shans për të thelluar lidhjet dhe për të rritur investimet. 

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve.”, ka shkruar Kurti.

 

 

 

 

 

 

albin kurti rexhep tayyip erdogan

Sondazh

Poll