Bota

Zjarr në avionin e nisur nga Bolonja, bën ulje emergjente në Luksemburg

Mediat italiane raportojnë se avioni ishte ngritur në fluturim rreth orës 10:00, ndërsa është ulur në Luksemburg pas 90 minutash.

31 Maj 2024, 15:50 Nga E. D
Zjarr në avionin e nisur nga Bolonja, bën ulje emergjente në
foto ilustruese

ITALI- Një avion i nisur, paraditen e së premtes, nga aeroporti “Guglielmo Marconi” i Bolonjës në Itali ku kishte si destinacion Charleroi në Belgjikë, është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Luksemburg. Siç raportohet ka pasur zjarr në bord, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Ndërsa pasagjerëve iu janë mundësuar autobusë për të mbërritur në destinacion. 

Mediat italiane raportojnë se avioni ishte ngritur në fluturim rreth orës 10:00, ndërsa është ulur në Luksemburg pas 90 minutash. Gjithashtu autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

itali avion zjarr ne borg

Sondazh

Poll