Sezon i jashtëzakonshëm, trajnerët spanjolë dominues në Kontinentin e Vjetër…
Pep Guardiola, ‘përbindëshi’ spanjol ka fituar titullin e tij të katërt radhazi në Premier League SPANJE - Vetëm ...
Futbollisti uellsian, i cili i dha fund kohës si lojtar i Madridit i përfshirë në polemika, ruan kujtime të shkëlqyera për klubin.
ANGLI - Gareth Bale, ish-futbollisti i Real Madridit, siguroi se ai ende e do dhe e mbështet Real Madridin dhe se shpreson që skuadra e bardhë të fitojë titullin e Champions League kundër Borussia Dortmund këtë të shtunë.
Bale, i cili këto ditë ndodhet në Londër për të ndjekur ndeshjen, ka dhënë një intervistë për gazetën britanike “The Guardian” në të cilën ka komentuar pse e sheh Real Madridin, si favorit këtë të shtunë.
"Liga e Kampionëve do të thotë shumë për klubin dhe tifozët. Është gara që vlerësohet më shumë se pjesa tjetër. Është objektiv çdo vit. Edhe kur duket sikur janë eliminuar, ata gjithmonë gjejnë një mënyrë për të ardhur.
Është ajo atmosferë, është 'momenti', Real Madridi dhe Kupa e Evropës. Ekipet kanë frikë të përballen me Madridin dhe kjo është shumë e rëndësishme,"- tha uellsiani.
Bale, veçanërisht në vitet e tij të mëvonshme, u kritikua për mungesën e angazhimit të tij ndaj klubit, veçanërisht për preferencën e tij për ekipin e Uellsit dhe për hobi të tij, siç është golfi, diçka që ai e mohon.
"Kam qenë atje për një kohë të gjatë. Unë ende kërkoj rezultatet e tyre, unë ende e dua ekipin dhe i mbështes akoma. Unë 100% shpresoj që Real Madridi ta ngrejë trofeun. Ata e kuptojnë presionin dhe e dinë çfarë i pret, që është një avantazh i madh”, shtoi ai.
B.T (Dosja.al)
Pep Guardiola, ‘përbindëshi’ spanjol ka fituar titullin e tij të katërt radhazi në Premier League SPANJE - Vetëm ...
TIRANE - Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan nj&eu...
SPANJE - Negociatat për shitjen e Espanyolit duket se janë në një pikë zgjidhjeje të vështirë, që mund t&...
ANGLI - Problemet e shumta që u shfaqën gjatë finales mes Anglisë dhe Italisë të Euro 2020 së fundit kan&eum...
Nga e djathta, Dalilah Sappenfield, trajnerja e patinazhit e përjashtuar për gjithë jetën SHBA - Pasi u morën masa të pë...
Kylian Mbappé, në 'Santiago Bernabeu' SPANJE - Pas shumë vitesh analizimi të gjesteve (që nga viti 2017 konkretisht), dekla...
BRAZIL - Për shumë vite ai eci në korsinë e majtë të Real Madridit, duke qenë referencë botërore në pozicionin...
SPANJE - Ditët e fundit, Barça ka bërë ndryshime të rëndësishme brenda vendit. Xavi, fajtor për pyetjen publike të...
SPANJE - Këtë të shtunë, Carlo Ancelotti do të luajë në finalen e Champions League me Real Madrid kundër Dortmundit. Por...
TURQI - José Mourinho së shpejti në Fenerbahçe? Sipas disa mediave turke, italiane dhe portugeze, tekniku duhet të nënshk...