Bota

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Kurti publikon logon me motive tradicionale, shpjegon idenë e saj

Ai thotë se logo është me motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern, në të cilën shihet pëllumbi i bardhë si simbol i paqes, dhe shqiponja dykrenare që sipas tij është ngulitur thellë në historinë e identitetin kombëtar.

30 Maj 2024, 09:40 Nga DOSJA
25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Kurti publikon logon me
Albin Kurti

KOSOVË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar logon për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, që shënon më datë 12 Qershor. Në një postim në rrjetin social Instagram, Kurti ka ndarë me ndjekësit logon, ndërsa ka shpjeguar edhe kuptimin e saj. Ai thotë se logo është me motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern, në të cilën shihet pëllumbi i bardhë si simbol i paqes, dhe shqiponja dykrenare që sipas tij është ngulitur thellë në historinë e identitetin kombëtar.

Postimi i Kurtit:

Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

albin kurti logo clirimi i kosoves

Sondazh

Poll