Bota

"Sulmuan objektet ushtarake dhe infrastrukturën", Rusia lëshon 32 dronë gjatë natës në Ukrainën lindore, disa të plagosur

Në aplikacionin e mesazheve Telegram, zyrtari i forcave ajrore tha se Rusia kishte lëshuar gjithsej 51 raketa dhe drone.

30 Maj 2024, 07:29 Nga M.B
"Sulmuan objektet ushtarake dhe infrastrukturën", Rusia
Foto ilustruese

UKRAINA- Komandanti i forcave ajrore ukrainase tha sot se sistemet e mbrojtjes së tyre shkatërruan shtatë raketa të lëshuara nga Rusia dhe 32 dronë gjatë natës.

Në aplikacionin e mesazheve Telegram, zyrtari i forcave ajrore tha se Rusia kishte lëshuar gjithsej 51 raketa dhe drone. Komandanti tha se forcat ruse sulmuan objektet ushtarake dhe infrastrukturën në Ukrainë, por nuk dha detaje shtesë.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv-it të Ukrainës lindore, Ihor Terekhov, tha në një deklaratë të veçantë se infrastruktura në qytet u bombardua mbrëmë dhe katër persona u plagosën. Autoritetet e tjera civile dhe ushtarake nuk raportuan viktima dhe shkatërrime të shkaktuara nga sulmet.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll