Bota

Aksident i tmerrshëm në aeroportin e Amsterdamit, motori i avionit “thith” një burrë

Siç raportohet incidenti ka ndodhur kur avioni ishte gati të nisej për në Billings, Danimarkë.

29 Maj 2024, 18:56 Nga E. D
Aksident i tmerrshëm në aeroportin e Amsterdamit, motori i avionit
foto ilustruese

AMSTERDAM- Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aeroportin Schiphol në Amsterdam, kur një motor avioni thithi një burrë, i cili mbeti i vrarë në çast, para syve të dhjetëra pasagjerëve. Siç raportohet incidenti ka ndodhur kur avioni ishte gati të nisej për në Billings, Danimarkë.

"Ne aktualisht po kujdesemi për pasagjerët dhe punonjësit që dëshmuan incidentin në Schiphol", tha kompania në një deklaratë

Aeroporti Schiphol gjithashtu konfirmoi vdekjen, duke e përshkruar incidentin si të tmerrshëm. 

"Mendimet tona shkojnë te të afërmit dhe ne kujdesemi për pasagjerët dhe kolegët që e panë këtë," tha aeroporti në një deklaratë.

amsterdam avion viktime

Sondazh

Poll