Të dhënat: Individët po e blejnë më pak borxhin e qeverisë
Foto ilustruese TIRANA- Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët pësoi përsëri rënie në tremujorin e ...
Përllogaritjet e OECD, të cilat u bënë të krahasueshme me Shqipërinë nga qendra ALTAX tregojnë se pesha tatimore (sigurime shoqërore + shëndetësore +TAP) për të punësuarit me pagë mesatare (pa fëmijë) ishte 28.2 për qind e kostos së punës në vitin 2023. Midis 2022 dhe 2023 pesha e taksave në këtë lloj familje u rrit me 4.8%.
TIRANA- Barra tatimore mbi pagat u rrit vitin e kaluar teksa inflacioni uli më tej të ardhurat mujore të të punësuarve. Përllogaritjet e OECD, të cilat u bënë të krahasueshme me Shqipërinë nga qendra ALTAX tregojnë se pesha tatimore (sigurime shoqërore + shëndetësore +TAP) për të punësuarit me pagë mesatare (pa fëmijë) ishte 28.2 për qind e kostos së punës në vitin 2023. Midis 2022 dhe 2023 pesha e taksave në këtë lloj familje u rrit me 4.8%. Në vendet e zhvilluara të OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ) pesha mesatare e tatimeve mbi pagën mesatare mujore bruto ishte 34.8% me një rënie 13% në vitin 2023 në raport me vitin 2022.
Sipas studimit të OECD pesha tatimore në pagat e personave që kishin fëmijë ishte më e ulët. Në Shqipëri nuk ka stimuj për këto raste dhe barra tatimore në pagat e çifteve të martuara është njësoj me ato të personave beqare pa fëmijë. Shumë vende të OECD-së ofrojnë një përfitim fiskal për familjet me fëmijë nëpërmjet trajtimit të favorshëm tatimor dhe/ose përfitimeve në vlera monetare. Kursimet tatimore të realizuara nga një çift i martuar me dy fëmijë krahasuar me një punëtor beqar pa fëmijë ishin 15 deri në 20 për qind në shumicën e vendeve.
Kishte tre vende të OECD ku norma e tatimit mbi të ardhurat personale për një punëtor të martuar me pagë mesatare me dy fëmijë ishte negative në vitin 2023 të tilla si Polonia (-1,1%) Çekia (-6,4%) dhe Republika Sllovake (-14,1%). Kjo tregon se familjet në fund të vitit jo vetëm që nuk kanë paguar tatim mbi pagën, por janë kredituar për shpenzimet e tyre. Në mënyrë të ngjashme, prindërit e vetëm me dy fëmijë që fitojnë 67% të pagës mesatare treguan një barrë negative tatimore në tetë vende: Austri, Çeki, Gjermani, Izrael, Poloni, Republikën Sllovake, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara. Në tre vende të tjera – Kili, Kolumbi dhe Kosta Rika.
Në Shqipëri përjashtohen nga tatimi pagat nën 50 mijë lekë në muaj. Më pas tatimi është progresiv nga 13 për qind deri në 23 për qind mbi pagat e larta 200 mijë lekë në muaj. Për të lehtësuar kostot e familjes dhe për të ndihmuar rritjen e fëmijëve vendet e zhvilluara aplikojnë politika lehtësuese pro familjes që nisin që nga taksat mbi pagën dhe stimuj të tjera që jepen nga instrumente të tjera të buxhetit siç janë tarifa më të ulëta në sigurime dhe kompensime dhe rimbursime në shumë shërbime publike./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët pësoi përsëri rënie në tremujorin e ...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria turistike ka vijuar të mbetet një magnet për të huajt në katër muajt e parë t&eum...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat...
Foto ilustruese TIRANË - Në një hark kohor prej 10 vitesh, nga 2014 deri në 2024, rreth 60% e investimeve publike në sektorin e sh...
Foto ilustruese TIRANA- Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizën” punishtet e birrarive artiza...
foto ilustruese TIRANË- 60% e pronave të shitura gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar u blenë me kr...
foto ilustruese TIRANË- Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën,...
TIRANË-Ndonëse ekonomia shqiptare bazohet në një model që shfrytëzon krahun e lirë të punës, disa biznese novator...
Foto ilustruese DURRËS- Për periudhën 4-mujore Janar-Prill 2024, Terminali i Kontejnerëve Durrës përpunoi 61,977 njësi T...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill rreth 7,9 miliardë lekë (77 mln euro) prej rezult...