Bota

E rëndë në Itali/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate (EMRI)

Sipas mediave vendase ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në  zonën e Via Ugo La Malfa, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.

25 Maj 2024, 16:38 Nga B.Z
E rëndë në Itali/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i
Policia Itali

ITALI - Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të shtune në Palermo të Italisë.

Sipas mediave vendase ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në  zonën e Via Ugo La Malfa, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve të para, viktima kishte një brez të lidhur në qafë, dhe u gjet i ulur në sediljen e shoferit. 

Onorato ishte me profesion arkitekt dhe ishte pronar i një dyqani mobiliesh. Nuk dihet ende nëse krimi ka ndodhur për motive që lidhen me profesionin e tij, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.

Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo u deklarua pa vaksinë dhe kundërshtoi masat kufizuese dhe lejen e gjelbër.

Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Edhe burri i saj, Onorato kishte tentuar përvojë në politikë. Në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.

E rëndë në Itali/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i
Francesca Donato & Angelo Onorato
E rëndë në Itali/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i
Angelo Onorato

 

angelo onorato francesca donato itali

Sondazh

Poll