Bota

Presidentja e Kosovës priti në takimin e ambasadorit italian, temë diskutimi tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit

Gjithashtu u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

24 Maj 2024, 19:57 Nga E. D
Presidentja e Kosovës priti në takimin e ambasadorit italian,
Vjosa Osmani dhe Antonello De Riu

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu. Gjatë takimit mes Oamanit dhe ambasadorit italian u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

Gjithashtu u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ndërkohë Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim. Osmani ka ritheksuar edhe përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.

vjosa osmani antonello de riu

Sondazh

Poll