24 Maj 2024, 17:21
Nga M.B
Leonard Hide
TIRANA- Kreu i Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dërguar për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme kryebashkiakun socialist të Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide. Mësohet se 2 muaj më parë Partia Demokratike informoi përmes një shkresë KQZ-në mbi hetimin e SPAK ndaj të zgjedhurit socialist i cili dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.
Hide ka deklaruar se është gati që të japë dorëheqjen si drejtues i Bashkisë së Libohovës për t’u përballur me drejtësinë. Mësohet se veç Hides, në dosjen që ka marrë në dorëzim SPAK janë marrë të pandehur edhe persona të tjerë.
Njoftimi i KQZ-së:
Për këtë kandidat në datën 31.03.2023, pranë KQZ është depozituar formulari e vetëdeklarimit i cili është regjistruar me nr. unik GJR-PS-13983. Në kuadër të verifikimit paraprak të kushteve të kandidimit të këtij kandidati, sipas përcaktimit të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit, KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Në përgjigje të kësaj kërkese të KQZ, DPB informon se kandidati në fjalë nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë.
Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Leonard Vyrtyt Hide, rezulton se nuk ka deklaruar asnjë të dhënë që ka të bëjë me parashikimet për ndalime në ligjin nr. 138/2015. Subjekti zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë” me anë të shkresës nr. 1297, datë 16.05.2024 informon KQZ-në se z. Leonard Vyrtyt Hide është hetuar nga SPAK dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme.. “pasi dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike”.
(Nisur nga ky informacion, KQZ çmon se është e nevojshme marrja e informacioneve shtesë në lidhje me faktet dhe rrethanat e parashtruara. Referuar nenit 8, pika 1, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Kreu V, pika 3, shkronja “b/ii)”, të vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, është Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Koordinimit Institucional, Sektori i Dekriminalizimit, që kryen verfikimin e plotë të deklarimeve të bëra.
kqz
Politike
24 Maj 2024, 16:24
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas takimit që zhvilloi kryeministri i vendit Edi Rama pa...
Politike
24 Maj 2024, 15:16
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria duhet që...
Politike
24 Maj 2024, 15:14
B.Z
Pamje nga komisioni
TIRANË - Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, bashkë me deputetët e kë...
Politike
24 Maj 2024, 14:31
S.B
Klevis Balliu
TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu ka dhënë një deklarat&eum...
Politike
24 Maj 2024, 14:14
S.B
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bër&eum...
Politike
24 Maj 2024, 14:00
N.F
TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabak për mes një reagimi në llogarinë e saj në "Fac...
Politike
24 Maj 2024, 13:16
I.A
Argita Malltezi
TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi ka publikuar disa dokumenta dhe fakte që sip...
Politike
24 Maj 2024, 13:05
I.A
Argita Malltezi
TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se mund të vijë një moment që të...
Politike
24 Maj 2024, 12:39
I.A
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bër&e...
Politike
24 Maj 2024, 12:21
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, në konferencën për media bashkë me Argita Malltezin tha se SPAK refuzoi kë...