24 Maj 2024, 15:16
Nga M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria duhet që të guxojë dhe me inovacionin. Në postimin e tij në Facebook Peleshi na prezanton me Arjetën, për të cilën thotë se po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”.
Peleshi thotë se është besimplotë se besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Ai shton se për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual.
Postimi i ministrit Niko Peleshi:
Së bashku me kompaninë e saj #TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake.
Për të gjetur çelësin e suksesit, po ju tregoj çfarë më tha Arjeta gjatë vizitës time te TIMAK. “Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,” më tha ajo.
Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e #AADF.
I kemi të gjitha! Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion.
niko peleshi
Politike
24 Maj 2024, 15:14
B.Z
Pamje nga komisioni
TIRANË - Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, bashkë me deputetët e kë...
Politike
24 Maj 2024, 14:31
S.B
Klevis Balliu
TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu ka dhënë një deklarat&eum...
Politike
24 Maj 2024, 14:14
S.B
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bër&eum...
Politike
24 Maj 2024, 14:00
N.F
TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabak për mes një reagimi në llogarinë e saj në "Fac...
Politike
24 Maj 2024, 13:16
I.A
Argita Malltezi
TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi ka publikuar disa dokumenta dhe fakte që sip...
Politike
24 Maj 2024, 13:05
I.A
Argita Malltezi
TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se mund të vijë një moment që të...
Politike
24 Maj 2024, 12:39
I.A
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bër&e...
Politike
24 Maj 2024, 12:21
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, në konferencën për media bashkë me Argita Malltezin tha se SPAK refuzoi kë...
Politike
24 Maj 2024, 12:14
r.ll
TIRANË- Në konferencën për mediat, Argita Malltezi, deklaroi se procesi ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës ësht&e...
Politike
24 Maj 2024, 12:06
S.B
Edi Rama dhe Arjanita Marko
HIMARË- Vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko, Arjanita Marko ishte në mesin e banorëve të Hi...