Politike

Kreu i ri i OSBE-së mbërrin në Tiranë, Michel Tarran: I lumtur të kthehem në Shqipëri, pres me padurim të punoj krah për krah partnerëve shqiptarë

 Tarran në një prononcim për media është shprehur se është i lumtur që po kthehet në Shqipëri dhe se pret me padurim që të punojë krah për krah me partnerët shqiptarë.

22 Maj 2024, 12:05 Nga N.F
Kreu i ri i OSBE-së mbërrin në Tiranë, Michel Tarran: I
Michel Tarran

TIRANË- Kryetari i ri i Prezenës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë për të vazhduar detyrën e re të tij. Tarran në një prononcim për media është shprehur se është i lumtur që po kthehet në Shqipëri dhe se pret me padurim që të punojë krah për krah me partnerët shqiptarë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur.

Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha ambasadori Tarran.

Kreu i ri i OSBE-së, Tarran më parë ka mbajtur pozicionin e atashehut kulturor në ambasadën franceze në Shqipëri.

shqiperi michel tarran osbe

Sondazh

Poll