Bota

Avioni goditet nga turbulencat në Signapor/ humb jetën një pasagjer, plagosen 30 të tjerë

 Në bord ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit. 

21 Maj 2024, 12:42 Nga E. D
Avioni goditet nga turbulencat në Signapor/ humb jetën një
foto ilustruese

SINGNAPOR- Një person ka vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra që u godit nga turbulenca të rënda. Boeing 777-300ER me destinacion Singapor u devijua në Bangkok. Në bord ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit. 

“Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Linja ajrore shtoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme. Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit.

avion viktima pasagjer signapor

Sondazh

Poll