Bota

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del dëshmitari i radhës në seancë

 Ish-kretët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sipas kalendarit, do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

21 Maj 2024, 10:43 Nga E. D
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së,
ish-kreret e UÇK-sç

HAGË- Ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sipas kalendarit, do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjithashtu seanca gjyqësore në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa seancë do të ketë edhe të martën, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 60 prej tyre shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

Megjithatë në seancën e 7 majit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vendosur të mos dëgjohet dëshmitari me kodin 02486, dëshmia e të cilit ishte planifikuar të dëgjohet përmes videolidhjes gjatë së premtes, më 10 maj 2024. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmitë e këtij dëshmitari të dhëna më herët i plotësojnë kushtet të pranohen si prova pa qenë nevoja që ai të dëshmojë sërish fizikisht.

hage uçk

Sondazh

Poll