Bota

VIDEO/ Seri tërmetesh në Itali, njerëzit të frikësuar dalin në rrugë

Goditja më i madhi u regjistrua në orën 20:10 dhe kishte një magnitudë 4.4 gradë, me një thellësi fokale tre kilometra.

21 Maj 2024, 08:01 Nga E. D
VIDEO/ Seri tërmetesh në Itali, njerëzit të frikësuar
pamje nga vendngjarja

NAPOLI- Një seri tërmetesh u regjistruan në zonën e Napolit, në Fushat Flegraean. Goditja më i madhi u regjistrua në orën 20:10 dhe kishte një magnitudë 4.4 gradë, me një thellësi fokale tre kilometra. Siç njoftuan autoritetet, ky është tërmeti më i fortë në rajon në dyzet vitet e fundit. Njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe planifikojnë të flenë në makina ose jashtë.

Sipas informacioneve, banorëve të ndërtesave të vjetra iu kërkua që për masë paraprake të largoheshin prej tyre. Lëkundjet e orëve të fundit janë ndjerë në të gjitha zonat e Napolit. Në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar apo dëme të rënda materiale.

napoli termet

Sondazh

Poll