21 Maj 2024, 07:49
Nga E. D
rreperi 17-vjeçar
SHBA- Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane. Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar videon e tij në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment e drejton në kokë ku papritur dëgjohet një e shtënë.
Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj, konfirmoi policia. Autoritetet thanë se ai vdiq nga një plagë aksidentale me armë zjarri. Gjithashtu policia ende nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të vdekur.
Megjithatë, një ditë pas vdekjes së Rylo Huncho, një faqe GoFundMe u krijua për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për të ofruar mbështetje për familjen e tij. Deri më tani ai ka marrë tashmë 85 donacione që arrijnë në më shumë se 2,500 dollarë, nga objektivi prej 15,000 dollarësh i vendosur nga familja e tij.
Një kushëri i tij, i cili krijoi faqen, tha se vdekja e tij u cilësua si një aksident dhe familja ende po përpiqet të kuptojë rrethanat që çuan në incident. Rylo Huncho, siç ishte emri i tij artistik, ishte një artist i ri premtues nga shteti i Virxhinias, i cili grumbullonte mbi 25,000 ndjekës në Instagram. Postimet e tij janë mbushur me mesazhe ngushëllimi, ndonëse ka edhe nga ata që nuk besojnë se 17-vjeçari ka vdekur.
shba arme qelloi
Bota
21 Maj 2024, 07:40
N.F
Raisi
IRAN- Pas konfirmimit të vdekjes së presidenit të Iranit, Ibrahim Raisi vendi dhe bota është ndarë në dy grupe ku ...
Bota
21 Maj 2024, 07:36
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi si “të padrejtë” përpjekjen e kryeprokurorit të Gjykatës Nd...
Bota
21 Maj 2024, 07:28
E. D
foto ilustruese
ATHINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku një banesë është përfshirë ...
Bota
21 Maj 2024, 07:11
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sulmet kibernetike ndaj kompanive të menaxhimit të ujësjellësve në të gjithë vendin po bëhen ...
Bota
21 Maj 2024, 07:11
E. D
foto ilustruese
SHBA- Avokatët e ish Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po drejton gjyqin mbi nj&...
Bota
21 Maj 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësiv...
Bota
20 Maj 2024, 23:00
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Korfuz të Greqisë. Një grua 42-vje&cc...
Bota
20 Maj 2024, 22:32
E. D
Ebrahim Raisi
IRAN- Irani i ka kërkuar ndihmë Washingtonit pas rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin Ebrahim Raisi, ra...
Bota
20 Maj 2024, 21:47
E. D
Ebrahim Raisi
IRAN- Zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen më 28 qershor, pas vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi n&eum...
Bota
20 Maj 2024, 20:52
B.Z
Foto ilustruese
ITALI - Një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë pak minuta më parë. Mësohet se tërmeti ka q&e...