Aktualitet

Goditën një makinë, kërcënuan dhe qëlluan me armë/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre në Kukës shpallen në kërkim

Policia po punon për kapjen e 3 të rinjve dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit. 

20 Maj 2024, 11:20 Nga r.ll
Goditën një makinë, kërcënuan dhe qëlluan me
Foto ilustruese

KUKËS- Dy vëllezër dhe një kushëriri i tyre janë shpallur në kërkim në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Sipas informacioneve, dyshohet se dy vëllezërit L.M 27 vjeç, Gj.M 30 vjeç dhe kushëriri i tyre S.M 31 vjeç se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Më pas kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia po punon për kapjen e 3 të rinjve dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit. 

policia e kukesit

Sondazh

Poll