Bota

VIDEO/ 8 minuta pas nisjes motori u përfshi nga flakët, 179 pasagjerë përjetojnë momente makthi gjatë udhëtimit në Indi, piloti bën ulje emergjente

Vihet re se avioni u nis më shumë se një orë me vonesë në krahasim me orën e planifikuar ndërsa pas ngritjes nga pista u përfshi nga flakët. Kur avioni u kthye në aeroportin e Bengaluru-së, ekuipazhi u kërkoi pasagjerëve të qëndronin ulur duke thënë se "gjithçka është nën kontroll".

20 Maj 2024, 08:09 Nga N.F

VIDEO/ 8 minuta pas nisjes motori u përfshi nga flakët, 179

INDI- 179 pasagjerët në një fluturim të Air India nga Bengaluru në Kochi përjetuan momente tmerri të shtunën mbrëma, kur një nga motorët e avionit mori flakë tetë minuta pas ngritjes. Përshkak të zjarrit piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Vihet re se avioni u nis më shumë se një orë me vonesë në krahasim me orën e planifikuar ndërsa pas ngritjes nga pista u përfshi nga flakët. Kur avioni u kthye në aeroportin e Bengaluru-së, ekuipazhi u kërkoi pasagjerëve të qëndronin ulur duke thënë se "gjithçka është nën kontroll".

Zjarri u shua përfundimisht nga makinat zjarrfikëse të aeroportit me Air India që njoftoi një hetim për rrethanat e incidentit.

indi zjarr avion

Sondazh

Poll