Laçi mund pas 120 minutave Flamurtarin, kurbinasit mbeten në Superiore për edicionin e ardhshëm!
LAÇ - Laçi është skuadra e 10-të e Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm, pasi arriti të fitojë 3-1 ...
“Citizens” diktuan ritmin ndaj “The Hammers” në takimin e raundit të 38-të, me golat që për vendasit i realizuan Foden në minutat 2’ dhe 18’ si dhe Rodri në minutën e 58’.

ANGLI - Manchester City fiton titullin e dhjetë kampion të Premier League si dhe të katërtin radhazi, duke shkruar historinë e elitës së futbollit anglez, pasi këtë dielë u bë e para skuadër që fiton 4 tituj radhazi, me skuadrën e Pep Guardiolës që siguroi triumfin në ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj West Ham të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.
“Citizens” diktuan ritmin ndaj “The Hammers” në takimin e raundit të 38-të, me golat që për vendasit i realizuan Foden në minutat 2’ dhe 18’ si dhe Rodri në minutën e 58’.
Ndërsa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Kudus, me një super roveshatë të shënuar në minutën e 42’. Pas kësaj fitoreje Manchester City u shpall kampion i Premier League në kuotën e 91 pikëve, teksa West Ham e mbylli sezonin në vend të nëntë me 52 pikë.
Ndërsa Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë fitore së titullit, por nuk ia doli, kjo edhe për shkak të triumfit të City-t në takimin e fundit.

Në raundin e 38-të skuadra e Mikel Arteta-s fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Everton, në një ndeshje shumë të luftuar, por në fund nuk mundi të festonte.
Golat për Arsenal u shënuan nga Tomiyasu në minutën e 43’ dhe Havertz në minutën e 89’, teksa për Everton shënoi Gueye në minutën e 40’.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1 me Arsenal që e mbylli sezonin në vend të dytë në kuotën e 89 pikë, dy më pak se kampionët e City-t, teksa Everton në vend të 15-të me 40 pikë.
B.T (Dosja.al)
LAÇ - Laçi është skuadra e 10-të e Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm, pasi arriti të fitojë 3-1 ...
ITALI - Koreografia e vënë në skenë nga tifozët e Interit para fillimit të ndeshjes kundër Lazios do t'ju lërë pa...
ITALI - Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Paolo Monteros si trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të Massimiliano Alle...
ITALI - Gara e shtatë sezonale në Formula 1 e zhvilluar në Emilia-Romagnas në Itali u mbyll me triumfin e Max Verstappen. Holandezi, q&eum...
ITALI - Empoli ishte shumë pranë një fitore të madhe për llogaritë e mbijetesës në Serie A teksa shënoi në min...
RUSI - Rubin Kazan u mposht 3-1 në transfertë ndaj Spartakut të Moskës, teksa golin e vetëm për Rubinin e shënoi Mirlin Daku ...
GJERMANI - Benjamin Sesko është një nga dëshirat e Milanit për përforcimin e sulmit, repart ku pëlqehet shumë edhe Joshu...
SPANJE - Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej...
ANGLI - Dita e sotme do të mbetet përgjithmonë në historinë e Liverpoolit, pasi Jurgen Klopp, një nga teknikët më...
ANGLI - Ndeshja kundër Wolves të dielën pasdite (ora 18:00) nuk do të nënkuptojë vetëm finalen e këtij sezoni për...