Bota

Takimi me Kurtin, Allen: Kosova i përket BE-së e NATO-s, të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë

Allen shkroi se Kosova i përket BE-së dhe NATO-s, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

19 Maj 2024, 13:41 Nga N.F
Takimi me Kurtin, Allen: Kosova i përket BE-së e NATO-s, të
Allen dhe Kurti

KOSOVO- Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen pas takimit me preisdenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një tjetër takim me kryeministrin Albin Kurti. Në lidhje me këtë takim Allen ka publikuar foto me Kurtin ndërsa shkroi se pati një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës

Allen shkroi se Kosova i përket BE-së dhe NATO-s, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.

Diplomatja amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, të cilën e falënderoi për punën që tha se po e bën ajo për t’i mbajtur pozitive marrëdhëniet. Ato biseduan edhe për çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës, ndërsa Allen më pas tregoi se ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si hap kryesor në rrugën e anëtarësimit euroatlantik.

kosova shba allen kurti serbia

Sondazh

Poll