Bota

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico nuk është më në rrezik për jetën

Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës. I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

19 Maj 2024, 12:02 Nga N.F
Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico nuk është më
Fico

SLLOVAKI- Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka thënë zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak të dielën.

“Ai nuk është më në rrezik për jetë, por gjendja e tj vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, ka thënë Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.

Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës. I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

Cintula ka shtënë pesë herë me armë kundër Ficos, ndërsa e ka qëlluar katër herë – përfshirë goditjen në abdomen – teksa kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij, pas takimit qeveritar të zhvilluar në qytezën Handlova.

Fico është dërguar në spital me helikopter dhe i është nënshtruar një operimi për pesë orë. Fico është në pushtet prej kur partia e tij popullsite e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar.

Marrë nga REL

atentat robert fico

Sondazh

Poll