Aktualitet

Shisnin drogë pranë stacionit të trenit në Itali, arrestohen 4 shqiptarët, u gjenden pako me mall edhe në banesa

Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico. Më pas policia ushtroi kontrolle në makinën e tyre ku zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.

19 Maj 2024, 09:22 Nga N.F
Shisnin drogë pranë stacionit të trenit në Itali, arrestohen
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga katër shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.

Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico. Më pas policia ushtroi kontrolle në makinën e tyre ku zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.

Më pas u kryen edhe kontrolle në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s ku u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi.

itali arrestim shqiptar droge

Sondazh

Poll