Bota

Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Gjithashtu Osmani ka falënderuar ish-sekretaren dhe ish-presidentin Bill Clinton dhe popullin amerikan që e kanë ndihmuar Kosovën që t’i gëzojë këto të drejta dhe gjithashtu që vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën dhe që zëri i Kosovës të dëgjohet nëpër botë.

18 Maj 2024, 11:14 Nga E. D
Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të
vjosa osmani dhe hillary clinton

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, po qëndron për vizitë pune në Bullgari, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative. Vjosa Osmani, ka njoftuar sot përmes një postimi në facebook se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, për ekonomitë e zhvilluara dhe gra të fuqizuara dhe ka potencuar se parakusht për këto janë liria, paqja dhe demokracia.

Gjithashtu Osmani ka falënderuar ish-sekretaren dhe ish-presidentin Bill Clinton dhe popullin amerikan që e kanë ndihmuar Kosovën që t’i gëzojë këto të drejta dhe gjithashtu që vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën dhe që zëri i Kosovës të dëgjohet nëpër botë.

“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar Osmani. 

vjosa osmani hillary clinton

Sondazh

Poll