Personat LGBTI druajnë të tregojnë orientimin e tyre seksual në vendin e punës
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Frika nga mospranimi, presioni, madje edhe frika prej largimit nga puna bën që 73 për qind e personave t...
Mawlawi Abdul Hai Zaeem, zyrtar për informim në provincën qendrore Gor, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk dihet se persona janë të lënduar pas përkeqësimit të situatës prej të premtes, që ka rezultuar me bllokim të disa rrugëve.
AFGANISTAN- Të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve në qendër të Afganistanit, sipas autoriteteve afgane.
Mawlawi Abdul Hai Zaeem, zyrtar për informim në provincën qendrore Gor, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk dihet se persona janë të lënduar pas përkeqësimit të situatës prej të premtes, që ka rezultuar me bllokim të disa rrugëve.
Zaeem ka thënë se 2.000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, 4.000 pjesërisht dhe më shumë se 2.000 dyqane janë nën ujë në kryeqytetin e provincës Gor, Feroz-Koh.
Javën e kaluar, vërshimet tjera të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar fshatra në veri të Afganistanit, duke vrarë 315 persona dhe duke plagosur më shumë se 1.600 të tjerë, kanë thënë autoritetet afgane.
Të mërkurën, një helikopter i përdorur prej forcës ajrore afgane është rrëzuar për “arsye teknike” gjatë tentimeve për gjetje të trupave të viktimave.
Afganistani është zonë e ndjeshme ndaj katastrofave natyrore derisa Kombet e Bashkuara e konsiderojnë atë si një prej vendeve më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Ky vend është përballur me zvogëlim të shkallës së ndihmave prej vitit 2021, kur janë larguar forcat e huaja dhe pushtetin e kanë marrë talibanët.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë në periudhën pasuese, pasi qeveritë e huaja e kritikojnë vazhdimisht udhëheqësinë e talibanëve për shtypjen e të drejtave të grave./REL
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Frika nga mospranimi, presioni, madje edhe frika prej largimit nga puna bën që 73 për qind e personave t...
foto ilustruese MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku trupat e katër personave përfshirë dhe n...
foto ilustruese KOSOVË- Një person ka ndërruar jetë në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Rastin e ka konfirmuar ...
pamje nga vendngjarja RUSI- Një shpërthim ka ndodhur në një nga universitetet në qytetin rus të Shën Petersburg, duke l&...
foto ilustruese KOSOVA- Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen sot n&...
foto ilustruese KOSOVË- Kosova kritikoi të premten vendimin e Këshillit të Evropës kundër mbajtjes së votimit ...
foto ilustruese UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas ...
Vladimir Putin dhe Xi Jinping KINA- Udhëheqësi kinez foli me atë rus për mundësinë e një armëpushimi gjat&e...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçi&c...
foto ilustruese AFGANISTAN- Tre turistë spanjollë u vranë dhe të paktën një tjetër mbeti i plagosur në një sul...