Aktualitet

U arrestua në Itali në kuadër të operacionit të SPAK/ Kush është Arian Tuku që tentoi të vrasë "Leksin e Druve", siguroi kushte edhe për vrasjen e Durim Bamit

36-vjeçari, Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Mësohet se Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

17 Maj 2024, 21:31 Nga N.F
U arrestua në Itali në kuadër të operacionit të SPAK/
Arben Ndoka dhe Durim Bami

ITALI- Një operacion është zhvilluar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK në kuadër të së cilit janë lëshuar gjithsej 50 urdhër arreste. Operacioni u shtri në disa qytete kryesore, si Lezhë, Krujë, Tiranë dhe Vlorë, ndërsa janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa.

Operacioni kishte si synim kapjen e eksponentëve të njohur të krimit në vend ndërsa mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit në bashkëpunim me Interpolin në Itali u arrestua Arian Tuku.

36-vjeçari, Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Mësohet se Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

"Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDRKA.

Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal," njofton SPAK.

Tuku është dhëndri i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndokës  i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. "Leksi i Druve" ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

leksi i druve spak arian tuku durim bami

Sondazh

Poll