Bota

Përmbytje shkatërruese në Iran/ Përroi iu shembi shtëpinë, humb jetën nëna dhe katër fëmijët e saj

Rreth 250 familje u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të paktën 12 persona të zhdukur.

16 Maj 2024, 22:47 Nga r.ll
Përmbytje shkatërruese në Iran/ Përroi iu shembi
foto nga permbytjet

IRAN- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve që përfshinë qytetin Mashhad, në verilindje të Iranit, një ditë më parë. 

Një nënë dhe katër fëmijët e saj u vranë kur një përrua shkaktoi shembjen e shtëpisë së tyre. Dhjetra makina u shkatërruan, kunë njërën prej tyre dy persona u gjetën të vdekur, sipas kreut të zjarrfikësve lokalë.

Rreth 250 familje u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të paktën 12 persona të zhdukur.

permbytje ne iran

Sondazh

Poll