Aktualitet

Tiranë/ Vajza 10-vjeçare u pickua nga gjarpri në ambjentet e shkollës, procedohet administratori i firmës së dezinfektimit

Procedimi penal në gjendje të lirë nisi për shtetasin me iniciale E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës.

16 Maj 2024, 13:24 Nga B.Z
Tiranë/ Vajza 10-vjeçare u pickua nga gjarpri në ambjentet e
Foto ilustruese

TIRANË - Një 40-vjeçar, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambjenteve është proceduar penalisht nga Policia. Procedimi i tij vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme ku një vajzë 10-vjeçare u kafshua nga gjarpri në ambientin e jashtëm të shkollës private ku ajo shkonte. Sipas policisë procedimi nisi për shtetasin me iniciale E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër”, thotë policia.

tirane procedim

Sondazh

Poll