Sport

Sprajti i arbitrit… arrin në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë e Brazilit sapo ka pranuar pjesërisht ankesën e FIFA-s për spërkatjen e gjyqtarëve

15 Maj 2024, 11:20 Nga DOSJA

Sprajti i arbitrit… arrin në Gjykatën e Lartë

BRAZIL - Pronësia e spërkatjes së arbitrit, që ekziston prej vitesh në futbollin botëror është në gjyq dhe tani në pritje të zgjidhjes. Disa javë më parë kemi thënë tashmë se një procedure, në lidhje me pronësinë e VAR, është duke u zhvilluar në Spanjë, e cila pretendohet nga spanjoli Francisco Antonio López. Tani një zgjidhje përfundimtare është ende në pritje në Gjykatën e Madridit dhe e vendos FIFA-n kundër këtij shtetasi spanjol.

Kësaj i shtohet edhe procesi gjyqësor për sprajtin e arbitrave, ku Gjykata e Lartë e Brazilit dje pranoi pjesërisht ankesën e FIFA-s për mosmarrëveshjen në lidhje me shpikjen dhe përdorimin e sprejit në garat e futbollit.

Çështja daton në vitin 2010 dhe 2011. Në shkallën e parë, Gjykata e Shtatë Ekonomike e Gjykatës së Drejtësisë së Rio de Zhaneiros hodhi poshtë në tërësi paditë, që një kompani braziliane ngriti kundër FIFA-s për përdorimin, pa e njohur autorësinë e saj, llak me të cilin distancat kufizohen në veprime të ndryshme të lojës.

Më pas, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Rio de Zhaneiros ka lënë pjesërisht ankesën e kompanisë braziliane “Spuni”, duke dënuar FIFA-n që t’i dëmshpërblejë financiarisht, por pa përcaktuar një shumë të caktuar, e cila duhet të caktohet më vonë.

Më në fund dje, në një seancë publike të mbajtur në Brasilia, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë miratuan pjesërisht ankesën e FIFA-s kundër vendimit të shkallës së dytë, duke anuluar dispozitat e Gjykatës së Rio de Zhaneiros, që FIFA duhet t'i paguajë përfundimisht kompanisë braziliane. Kjo Gjykatë Kushtetuese braziliane do të jetë mënyra e fundit për zgjidhjen e këtij konflikti mes palëve, i cili ka afro 14 vjet të vazhdon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll