Bota

E ardhmja e Luftës së Oqeanit, zbulohet droni nënujor nga SHBA dhe Australi

Ekspertët thonë mund të përfaqësojnë të ardhmen e luftës nënujore, duke treguar aftësinë për të ushtruar fuqi duke minimizuar rrezikun për jetën e njerëzve.

14 Maj 2024, 19:02 Nga E. D
E ardhmja e Luftës së Oqeanit, zbulohet droni nënujor nga SHBA
foto ilustruese

SHBA- Ghost Shark dhe Manta Ray tingëllon si komploti i një filmi të ardhshëm të Marvel, por në fakt, është ajo që mund të jetë e ardhmja e mbrojtjeve detare të Paqësorit,janë automjete nënujore të prezantuar nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara. Ghost Shark dhe Manta Ray janë emrat e mjeteve ujore pa ekuipazh ose dronë nënujorë të prezantuara së fundmi nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara Ekspertët thonë mund të përfaqësojnë të ardhmen e luftës nënujore, duke treguar aftësinë për të ushtruar fuqi duke minimizuar rrezikun për jetën e njerëzve.

Përdorimi i dronëve në luftën ajrore është bërë i zakonshëm. SHBA i përdori ato gjerësisht gjatë konflikteve në Irak dhe Afganistan, duke filluar në vitet 1990, dhe dronët më të rinj e më të lirë janë bërë pjesë kyçe e pajisjeve ushtarake për të dyja palët në pushtimin rus të Ukrainës. Kievi ka ndërtuar gjithashtu drone sipërfaqësore detare, të cilët kanë shkaktuar humbje të mëdha në anijet shumë më të mëdha dhe më të shtrenjta të flotës ruse të Detit të Zi.

Ndërsa videoja e zbulon dronin Manta Ray, një automjet i avancuar nënujor, i pajisur me silurët anti-nëndetëse, Manta Ray përfaqëson një hap të rëndësishëm në teknologjinë detare, duke formësuar të ardhmen e luftës së oqeanit. Gjithashtu dronët ajrore dhe sipërfaqësore të detit mund të kontrollohen duke përdorur satelitët dhe valët e dritës dhe radios. Por ato nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë në thellësi.

Sondazh

Poll