Bota

Sveçla nënshkruan me Ballën marrëveshjen për luftimin e migrimit të paligjshëm

Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" njoftoi se ka prezantuar të arriturat e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafikimeve të ndryshme.

14 Maj 2024, 17:53 Nga N.F
Sveçla nënshkruan me Ballën marrëveshjen për luftimin
Konferenca

TIRANË- Ditën e sotme u mbajt në Tiranë konferenca ndërministrore e vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë diskutimi “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”. I pranishëm në këtë samit ishte edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. 

Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" njoftoi se ka prezantuar të arriturat e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafikimeve të ndryshme.

“Në këtë drejtim, institucionet tona të sigurisë janë ballafaquar me sfida të shumta veçanërisht me sulme të njëpasnjëshme ndaj tyre por nuk kanë ndaluar së zbatuari misionin e tyre,” shkruan ai.

Sveçla shtoi se bashkëpunimi rajonal mbetet qenësor për rajon të sigurt që lufton me mekanizma të përbashkët çdo lloj krimi që cenon sigurinë. Ai shtoi se sot nënshkruan me ministrin Balla marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm.

“Jam i lumtur që me ministrin Taulant Balla dhe me ministrin Britanez për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm Michael Tomlinson nënshkruam sot edhe deklaratën e përbashkët përmes së cilës zotohemi për angazhim të përbashkët në luftimin e migrimit të paligjshëm”, tha Sveçla.

kosova shqiperia

Sondazh

Poll