Bota

E pabesueshme/ Punëtorët gjeorgjian duke rinovuan ndërtesën e vjetër, gjetën 1000 dhëmbë njeriu të varrosura në mure

Gjithashtu autoritetet e qytetit filluan menjëherë një hetim për këtë zbulim të pazakontë.

14 Maj 2024, 17:20 Nga E. D
E pabesueshme/ Punëtorët gjeorgjian duke rinovuan ndërtesën
pamje nga vendngjarja

GJEORGJI- Punëtorët e ndërtimit duke rinovuar një ndërtesë të vjetër në qytetin amerikan të Valdosta (Gjeorgji), gjetën rreth 1000 dhëmbë njeriu në mur. Dhëmbët ishin të gruposur në një mur në katin e dytë. Një foto, e cila më pas është bërë virale, i tregon ata të shpërndarë. Gjithashtu autoritetet e qytetit filluan menjëherë një hetim për këtë zbulim të pazakontë.

Ndërsa historianët pohojnë se në fillim të shekullit të XX-të, ndërtesa strehonte një ordinancë dentare të drejtuar nga Clarence Whittington. Pas tij, biznesin e mori doktor Lester G. Youmas, i cili punoi atje deri në vitet 1930.

“Ne nuk mund të gjejmë dikë nga familja e tij për të na dhënë më shumë informacion, por ne po përpiqemi ta bashkojmë këtë enigmë”, tha historiani Harry Evans.

Po ashtu ai shton se kjo nuk është hera e parë që gjenden dhëmbë në muret e një ndërtese, sepse ky fenomen tashmë është regjistruar në Greensboro dhe Carrollton, gjithashtu qytete në Gjeorgji.

“Do të jetë interesante të bëhen analizat e ADN-së. Nuk jam i tronditur nga zbulimi, më intereson më së shumti se cili dentist e ka bërë, kur dhe pse”, tha ai.

Por Evans theksoi se këta nuk janë dhëmbët më të vjetër të gjetur në një ndërtesë në Gjeorgji.

“Nuk jam i sigurt nëse ka qenë një zakon i stomatologëve të asaj kohe, por është shumë e çuditshme të flasim për këtë sot”, shtoi ai.

gjeorgji punetore ndertimi dhembe

Sondazh

Poll