Aktualitet

U vra teksa po shkonte të merrte shërbimin, policia jep detaje nga ekzekutimi i efektivit në Fier: Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila ka bërë me dije se vrasja ndodhi rrreth orës 13:15 në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit. Më tej bëhet me dije se autori me inicialet A. M ka vrarë policin i cili po shkonte të merrte shërbimin.

13 Maj 2024, 14:00 Nga N.F
U vra teksa po shkonte të merrte shërbimin, policia jep detaje nga
Fier

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baltëz ndërsa ka mbetur i vdekur një person. Viktimë mbeti një polic 28-vjeçar i cili u identifikua si Novruz Cenaliaj.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila ka bërë me dije se vrasja ndodhi rrreth orës 13:15 në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit. Më tej bëhet me dije se autori me inicialet A. M ka vrarë policin i cili po shkonte të merrte shërbimin. Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

vrasje e policit ne fier

Sondazh

Poll