Aktualitet

Dosja Metamorfoza/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore për Pëllumb Gjokën dhe Oltian Bistrin

Mësohet se shkak për seancën është bërë mungesa e të pandehurit tjetër Xhevahir Lita dhe avokatit të tij mbrojtës.

13 Maj 2024, 10:56 Nga DOSJA
Dosja Metamorfoza/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore për Pëllumb
Pellumb Gjoka dhe Oltian Bistri

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për të pandehurit Pëllumb Gjoka, Oltian Bistri e 6 personave të tjerë të akuzuar për dosjen Metamorfoza. Mësohet se shkak për seancën është bërë mungesa e të pandehurit tjetër Xhevahir Lita dhe avokatit të tij mbrojtës. GJKKO vendosi të shtyjë për në datën 24 maj në orën 10:00, seancën e radhës ndaj 8 të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.

Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. \

Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekre, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

Sondazh

Poll