Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 44-vjeçari shqiptar, plagoset rëndë miku i tij (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur në zonën Fermo, në sheshin e njohur si Ostilio Ricci, ku shqiptari ka qënë duke udhëtuar me një motor bashkë me një mikun e tij, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

13 Maj 2024, 09:40 Nga B.Z
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 44-vjeçari shqiptar,
Foto nga aksidenti

ITALI - Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorenc Koleci ka humbur jetën në Itali, pasi është përfshirë në një aksident tragjik. Ngjarja ka ndodhur në zonën Fermo, në sheshin e njohur si Ostilio Ricci, ku shqiptari ka qënë duke udhëtuar me një motor bashkë me një mikun e tij, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë ata kanë pësuar fraktura të shumta në trup.

Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ancona-s por fatkeqësisht 44-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Autoritetet kanë nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

aksident itali shqiptar

Sondazh

Poll