Aktualitet

FOTO+EMRI/ U përplas me bordurën anësore të rrugës, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksin Bajram Curri-Valbonë

Sipas policisë automjeti tip “Volkswagen” me drejtuesin me 20-vjeçarin dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

12 Maj 2024, 17:29 Nga N.F
FOTO+EMRI/ U përplas me bordurën anësore të rrugës, ky
Aksidenti

TROPOJË- Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Tropojë ku humbi jetën një 20-vjeçar. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Erimsjan Gjocaj ndërsa mbeti plagosur në gjendje të rëndë edhe një tjetër person. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e viktimës 20-vjeçare që dha frymën e fundit në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Sipas policisë automjeti tip “Volkswagen” me drejtuesin me 20-vjeçarin dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 20-vjeçari Gjocaj banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

FOTO+EMRI/ U përplas me bordurën anësore të rrugës, ky
20-vjeçari

aksident valbone viktime

Sondazh

Poll