Aktualitet

“Mori dheun nga varri i krishterë”, shehu mashtrues shet hajmalitë

Arrihet takimi në zyrat e shkollës dhe menjëherë “shehu” nis punën.

10 Maj 2024, 22:37 Nga I.A
“Mori dheun nga varri i krishterë”, shehu mashtrues shet
Astrit Dema

TIRANË- Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku ka shqiptarë janë shtruar së fundmi personat që pretendojnë se në emër të fesë mund të zgjidhin hallet e jetës suaj, problemet familjare, psikologjike, me shëndetin dhe gjithçka që keni nevojë. Denoncuesi ynë bën me dije se Astrit Dema, profesor në profesion e mban veten si sheh dhe madje shet hajmalitë e tij.

“Ai na ka mashtruar mua dhe familjarët e tij. Kërkon 150 euro për hajmalinë për bashkim familjar, 200 euro për prishje magjie dhe 250 euro për Kurban”, thotë ai.

Nisur nga diçka e tillë, Piranja Kamila Xhakaj vendosi të shkonte drejt Fushë Kosovës për të kuptuar se si qëndronte e verteta. Arrihet takimi në zyrat e shkollës dhe menjëherë “shehu” nis punën.

“Ndaj me duar Kuranin. Ti ke 3 muaj që je në gjendje të keqe. Ke 3 muaj, jo 2. Është një vajzë në rrethin tënd që ka dashur të ju bëjë keq.

“E keni në rrethin tuaj shoqëror. Ju ka lënë një dhuratë, si qen, si mace. E keni parasysh, si këlysh. Ajo ka dashur të ju ftohur, ka marrë nga dheu i varrit të të krishterëve”.

Pas kundërshtive të Kamilës, Shehu nis sërish me gënjeshtrat e radhës. “Duhet të ketë qené si kukull kaprolli. Nuk do të ketë më probleme,po të jap një hajmali. Do e mbash të reçipetat. Mjafton ta prekësh dhe do jesh në rregull.

“Do kesh 3 hajmali dhe gjithçka është në rregull”, tha Shehu. Në këtë moment, Kamila prezantohet dhe e përball me të gjitha akuzat. Një ballafaqim që nuk duhet humbur.

Marrë nga Piranjat.al

astrit dema

Sondazh

Poll