Aktualitet

Fier/ Pronari djeg mbeturinat pranë banesës, flakët i shkrumbojnë shtëpinë (VIDEO)

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar thuajse plotësisht banesën siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme.

10 Maj 2024, 21:18 Nga B.Z
Fier/ Pronari djeg mbeturinat pranë banesës, flakët i
Pamje nga vendngjarja

FIER - Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në lagjen “15 Tetori” në Fier. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar thuajse plotësisht banesën siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme.

Nga informacionet paraprake thuhet se i zoti i shtëpisë ka qënë duke djegur mbeturinat por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë banesën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

 

 

 

 

fier zjarr banese

Sondazh

Poll