Bota

Venezuela mund të jetë kombi i parë që humbet të gjitha akullnajat e saj

Me rritjen e temperaturave mesatare globale për shkak të ndryshimeve klimatike, humbja e akullit po rritet, duke ndihmuar në rritjen e nivelit të deteve në mbarë botën.

9 Maj 2024, 21:09 Nga E. D

Venezuela mund të jetë kombi i parë që humbet të gjitha

VENEZUELA- Venezuela mund të jetë kombi i parë në historinë moderne që humbi të gjitha akullnajat. Iniciativa Ndërkombëtare e Klimës së Kriosferës (ICCI), një organizatë mbrojtëse shkencore, tha në X se akullnaja e vetme e mbetur e kombit të Amerikës së Jugut Humboldt, ose La Corona, në Ande ishte bërë shumë e vogël për tu klasifikuar si akullnajë.

Gjithashtu Venezuela ka humbur të paktën gjashtë akullnaja të tjera në shekullin e kaluar. Me rritjen e temperaturave mesatare globale për shkak të ndryshimeve klimatike, humbja e akullit po rritet, duke ndihmuar në rritjen e nivelit të deteve në mbarë botën.

Në mars, studiuesit në Universitetin e Los Andes në Kolumbi thanë se akullnaja ishte zvogëluar nga 450 hektarë. Ndërsa Luis Daniel Llambi, një ekolog në universitet, tha se tani ishte zvogëluar në më pak se kaq.

Ndërsa nuk ka asnjë standard global për madhësinë minimale që duhet të ketë një trup akulli për tu kualifikuar si akullnajë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA thotë se një udhëzues i pranuar përgjithësisht është rreth 10 hektarë. Po ashtu një studim i publikuar në vitin 2020, sugjeroi se akullnaja u tkurr në më pak se kaq diku midis 2015 dhe 2016 megjithëse ajo ende konsiderohej akullnaja e fundit e Venezuelës nga NASA në 2018.

Profesor Mark Maslin, një profesor i shkencave të sistemit tokësor në University College London, tha se një fushë akulli si Humboldt afërsisht e barabartë me sipërfaqen e dy fushave të futbollit nuk është një akullnajë.

“Akullnajat janë akulli që mbush luginat ky është përkufizimi  dhe për këtë arsye unë do të thosha se Venezuela nuk ka asnjë akullnaja”, tha ai për BBC.

veenzuela akullnajat

Sondazh

Poll