Politike

Mbledhja për "TIMS"/ Salianji: PS u përpoq të bllokonte punën e Komisionit, refuzuan dy herë votimin e planit

Salianji shkruan se deputetët janë përpjekur të bllokojnë punën e Komisionit, ndërsa shprehet se kanë insistuar në shtyrjen e votimit të planit të hetimit.

8 Maj 2024, 18:27 Nga B.Z
Mbledhja për "TIMS"/ Salianji: PS u përpoq të bllokonte
Ervin Salianji

TIRANË - Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji, ka komentuar mbledhjen që u mbajt paraditen e kësaj të mërkure, teksa akuzon deputetët socialistë se nuk janë treguar bashkëpunues për mbarëvajtjen e mbledhjes. Në një postim në rrjete sociale, Salianji shkruan se deputetët janë përpjekur të bllokojnë punën e Komisionit, ndërsa shprehet se kanë insistuar në shtyrjen e votimit të planit të hetimit. Në përfundim ai thekson se edhe pse me bllokimet e një pasnjëshme nga ana e mazhorancës, ky komision do t’i shkojë deri në fund hetimit për vjedhjen e të dhënave në TIMS.

Postimi i plotë:

Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e planit të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim! Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve të miratuar me vendimin e sotëm! Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje!

salianji komision hetimor tims ps

Sondazh

Poll