Aktualitet

EMRAT+FOTOT/ U trafikonin drogë të miturve në Patras të Greqisë, arrestohen katër anëtarët e organizatës kriminale, mes tyre edhe një shqiptar

Mësohet se njëri prej tyre është shqiptari 23-vjeçar shqiptar Arbër Rexha.

8 Maj 2024, 15:40 Nga S.B
EMRAT+FOTOT/ U trafikonin drogë të miturve në Patras të
foto ilustruese

GREQI- Arrestohen katër anëtarët e organizatës kriminale që trafikonte drogë për të mitur në Patras të Greqisë. Mësohet se njëri prej tyre është shqiptari 23-vjeçar shqiptar Arbër Rexha.

Anëtarët e arrestuar përfshijnë 21-vjeçarin grek Angelos Gotsoulias, 23-vjeçarin shqiptar Arbër Rexha, grekun Dimitrios Lazaris 20-vjeçar dhe 20-vjeçari Ioanni-Panagiotis Bouzinekis. Gjithashtu, janë arrestuar edhe katër të mitur të moshës 14, 15, 17 dhe 17 vjeç.

 

EMRAT+FOTOT/ U trafikonin drogë të miturve në Patras të
anëtarët e arrestuar

 

Organizata kriminale dyshohet se ka kryer të paktën 65 shitje kanabis, kokainë dhe MDMA në dy muajt e fundit në Patra. 12 anëtarë të saj janë proceduar penalisht për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës nga të rriturit te të miturit, dhunën ndaj punonjësve dhe shkelje të ligjeve për armët.

EMRAT+FOTOT/ U trafikonin drogë të miturve në Patras të
Arbër Rexha

Gjashtë prindër të të miturve janë akuzuar për veprën penale të moskujdesit ndaj një të mituri, ndërsa akuzohet edhe një gjimnazist që merrte drogë nga organizata kriminale.

greqi patras droge

Sondazh

Poll