Aktualitet

Në kërkim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

8 Maj 2024, 09:58 Nga M.B
Në kërkim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANA- Një 56-vjeçar me inicialet Xh. K., banues në Tiranë, është vënë në pranga. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Kombinat, u kap shtetasi Xh. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

mashtrim kompjuterik

Sondazh

Poll