Bota

Izraeli godet qytetin Rafah të Gazës pas urdhrit të evakuimit

Gjithashtu frika po rritet për një sulm të plotë në Rafah, i kërcënuar prej kohësh nga Izraeli. 

6 Maj 2024, 15:40 Nga E. D
Izraeli godet qytetin Rafah të Gazës pas urdhrit të evakuimit
foto ilustruese

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rafah të hënën disa orë pasi Izraeli u tha palestinezëve të evakuonin pjesë të qytetit jugor të Gazës. Gjithashtu frika po rritet për një sulm të plotë në Rafah, i kërcënuar prej kohësh nga Izraeli. 

Megjithatë nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, për të cilin TV Al-Aqsa, i lidhur me Hamasin tha se kishte shënjestruar zona në Rafah lindor pranë lagjeve të dhëna urdhra evakuimi.

"Ka rënë shi i madh dhe ne nuk dimë se ku të shkojmë. Unë kam qenë i shqetësuar se mund të vijë kjo ditë, tani duhet të shoh se ku mund ta çoj familjen time," tha një refugjat për Reuters. 

Ndërsa një zyrtar i lartë i Hamasit tha se urdhri i evakuimit ishte një përshkallëzim i rrezikshëm që do të kishte pasoja.

“Administrata amerikane, krahas okupimit, mban përgjegjësi për këtë terrorizëm”, tha zyrtari Sami Abu Zuhri. 

lufta në gaza

Sondazh

Poll