Bota

Aksident i rëndë në Turqi/ Minibusi përplaset me betonieren, 8 të vdekur dhe 11 të plagosur

Sipas raportimeve mësohet se një minibuz pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay është përplasur me një kamion betoniereje. 

6 Maj 2024, 15:12 Nga E. D
Aksident i rëndë në Turqi/ Minibusi përplaset me betonieren,
pamje nga vendngjarja

TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Turqi, ku si pasojë tetë perosna kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur. Sipas raportimeve mësohet se një minibuz pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay është përplasur me një kamion betoniereje. 

Gjithashtu shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë dhe zjarrfikëse, janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.

Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”. Ndërsa shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet.

aksident në turqi

Sondazh

Poll