Bota

"Një i maskuar më drejtoi armën, por iu bllokua", tentativë vrasjeje ndaj drejtorit komunal të Leposaviç-it në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur të dielën në mesnatë në Leposaviç dhe raportimi në polici është bërë nga vetë Jaballanoviç, anëtar i Partisë Demokratike Progresive së Nenad Rashiç.

6 Maj 2024, 10:48 Nga M.B
"Një i maskuar më drejtoi armën, por iu bllokua",
Foto ilustruese

KOSOVA- Një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar të vrasë drejtorin Komunal të Leposaviç në Kosovë, Marko Jaballanoviç. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur të dielën në mesnatë në Leposaviç dhe raportimi në polici është bërë nga vetë Jaballanoviç, anëtar i Partisë Demokratike Progresive së Nenad Rashiç.

Në denoncim ai thotë se kur ishte duke hyrë në një lokal, pranë tij ishte afruar një i maskuar dhe i ka drejtuar pistoletën, por nuk ka arritur të qëllonte.

“Leposaviç  05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.

marko jaballanoviç

Sondazh

Poll