Bota

VIDEO/ "Dua të më respektohen të drejtat", i morën celularët në club, studenti italian dhunohet nga policia në Miami

Në videot e publikuara nga familjarët dhe avokatët e të riut, duken momentet kur italiani Matteo Falcinelli ulërin nga dhimbja kur oficerët i lidhin duart pas shpine duke ia shtrënguar me një rrip.

6 Maj 2024, 08:04 Nga M.B
VIDEO/ "Dua të më respektohen të drejtat", i morën
Matteo Falcinelli

SHBA- Një 25-vjeçar italian, është dhunuar nga policia në Miami të SHBA-ve më 2 shkurt të këtij viti. Në videot e publikuara nga familjarët dhe avokatët e të riut, duken momentet kur italiani Matteo Falcinelli ulërin nga dhimbja kur oficerët i lidhin duart pas shpine duke ia shtrënguar me një rrip. Ai i lutet oficerëve të ndalojnë.

Gjithçka ka nisur pasi i riu që po ndiqte një program master në biznesin e turizmit në Miami, vizitoi një klub ku tha se kishte pirë dy kokteje dhe kishte parë një strip show. Më pas, sipas avokatit të tij, ai kuptoi se dikush i kishte marrë dy celularët nga xhaketa. Pas tensionit me pronarët e dyqanit, Falcinelli doli në rrugë, ku po e priste policia. I irrituar ai i kërkoi policisë amerikane që të merrte masa për të rimarrë celularët, ku kishte edhe kodet e llogarisë bankare.

Në këtë moment 25-vjeçari u vendos me fytyrë në asfalt, ndërsa oficeri i shtypte fytyrën. Menjëherë më pas, një oficer i sigurisë së dyqanit i ka dorëzuar një punonjësi policie celularët e studentit. 25-vjeçari italian është dërguar në komisariat, ku siç tregohet nga video e transmetuar nga disa media, është dhunuar rëndë. Ky abuzim zgjati trembëdhjetë minuta, ku i riu përsëriste se kërkonte vetëm respektimin e të drejtave të tij dhe qante nga dhimbjet. Nëna e tij tregoi se djali i saj, pas kësaj ngjarjeje ka tentuar të vriste veten katër herë.

matteo falcinelli

Sondazh

Poll