Bota

Izraeli paralajmëron: Urdhri për të sulmuar Rafahun do të jepet shumë shpejt

Ndërsa mbi një milion njerëz mendohet se janë strehuar në qytet jugor të Gazës ku shumë prej tyre janë zhvendosur pasi kanë ikur nga luftimet më në veri.

5 Maj 2024, 18:55 Nga E. D
Izraeli paralajmëron: Urdhri për të sulmuar Rafahun do të
foto ilustruese

IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka njoftuar se Aksioni ushtarak izraelit në Rafah mund të nisë shumë shpejt duke pasur parasysh refuzimin e marrëveshjes për armëpushim nga Hamasi. 

“Këtë mëngjes, në qendër të Rripit të Gazës, IDF janë gati për operacion të fuqishëm në të gjithë Gazën por veçanërisht në Rafah, urdhri do të jepet shumë shpejt. Hamasi po refuzon çdo plan për të kthyer pengjet”, tha Gallant.

Gjithashtu Qyteti është e vetmja qendër e madhe e popullsisë që nuk është sulmuar në terren nga trupat izraelite që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar. Ndërsa mbi një milion njerëz mendohet se janë strehuar në qytet jugor të Gazës ku shumë prej tyre janë zhvendosur pasi kanë ikur nga luftimet më në veri. Po ashtu Izraeli është lutur nga aleatët dhe kritikët që të mos sulmojë qytetin, me bamirësi në terren që paralajmërojnë për katastrofën humanitare që do të rezultonte nga veprimet tokësore. 

yoav gallant

Sondazh

Poll