Bota

Autoritetet izraelite bastisën Al Jazeera pas urdhrit të mbylljes

Kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu e mbylli rrjetin për aq kohë sa lufta në Gaza vazhdon, duke thënë se ajo kërcënon sigurinë kombëtare.

5 Maj 2024, 18:28 Nga E. D
Autoritetet izraelite bastisën Al Jazeera pas urdhrit të mbylljes
foto ilustruese

JERUSALEM- Autoritetet izraelite bastisën një dhomë hoteli në Jerusalem të përdorur nga Al Jazeera si zyrë e saj pasi qeveria vendosi të mbyllë operacionet lokale të stacionit televiziv në pronësi të Katarit të dielën, tha një zyrtar izraelit dhe një burim i Al Jazeera për Reuters. Videoja e shpërndarë në internet tregonte oficerë me rroba civile duke çmontuar pajisjet e kamerës në një dhomë hoteli, për të cilën burimi i Al Jazeera tha se ishte në Jerusalemin Lindor.

Kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu e mbylli rrjetin për aq kohë sa lufta në Gaza vazhdon, duke thënë se ajo kërcënon sigurinë kombëtare. Ndërsa Al Jazeera tha se masa ishte një veprim kriminal dhe akuza se rrjeti kërcënonte sigurinë izraelite ishte një gënjeshtër e rrezikshme dhe qesharake që i vuri gazetarët e saj në rrezik. Rrjeti ka kritikuar operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza, nga ku ka raportuar gjatë gjithë luftës.

"Kanali i nxitjes Al Jazeera do të mbyllet në Izrael," postoi Netanyahu në mediat sociale pas një votimi unanim të kabinetit.

Një deklaratë e qeverisë tha se ministri i Komunikimit i Izraelit nënshkroi urdhrat për të vepruar menjëherë, por të paktën një ligjvënës që mbështeti mbylljen tha se Al Jazeera mund të përpiqet ende ta bllokojë atë në gjykatë.

Sondazh

Poll