Bota

Përmbytjet në Brazil/ Shkon në 66 numrit i të vdekurve, mbi 100 ende të zhdukur

Përmbytjet kanë shkatërruar rrugë dhe ura në disa zona. Shirat kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

5 Maj 2024, 15:48 Nga E. D
Përmbytjet në Brazil/ Shkon në 66 numrit i të vdekurve, mbi
pamje nga përmbytjet

BRAZIL- Numri i të vdekurve nga shirat e dendur që kanë përmbytur shtetin jugor të Brazilit të Rio Grande do Sul është rritur në të paktën 66, thanë autoritetet lokale të dielën. Numri i personave ende të zhdukur u rrit në 101 dhe më shumë se 80,000 ishin zhvendosur, sipas autoritetit shtetëror të mbrojtjes civile.

Stuhitë në ditët e fundit kanë prekur rreth dy të tretat e afro 500 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën. Përmbytjet kanë shkatërruar rrugë dhe ura në disa zona. Shirat kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

përmbytjet në brazil

Sondazh

Poll