Bota

Konjufca kritikon Borrellin: Mezi prisni të punoni me qeverinë pro-ruse të Serbisë, e Kosovës s’ia hiqni masat

Konjufca tha se me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim që të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e ShBA-së.

4 Maj 2024, 22:30 Nga I.A
Konjufca kritikon Borrellin: Mezi prisni të punoni me qeverinë
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas urimit që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ia ka bërë qeverisë së re serbe. Konjufca tha se me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim që të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e ShBA-së.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alekandar Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, tha Konjufca.

Borell dje e ka uruar kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçevië dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, duke thënë se mezi pret të punojë me ta për ta çuar Serbinë përpara në rrugën drejt BE-së.

josep borrell glauk konjufca

Sondazh

Poll